Fabio Cannavaro është trajneri i ri i Dinamo Zagrebit. Ish-mbrojtësi italian merr drejtimin nga Nenad Bjelica, i cili u shkarkua për shkak të rezultateve zhgënjyese. Kampioni i botës me Italinë në vitin 2006 në Berlin, Cannavaro ka drejtuar deri më tani Guangzhou, Al-Nasr, Tijandjin, Benevento, Udinese dhe kombëtaren kineze.

Dinamo e Zagrebit aktualisht është në vendin e tretë në kampionatin kroat me 29 pikë dhe në vendin e 24-ët në tabelën e Ligës së Kampionëve me tetë pikë.

Kështu që tani kampionati kroat do të jetë skena e sfidës së dy kampionëve të botës që drejtojnë dy skuadrat me më të ndjekurit në vend: pikërisht Cannavaro me Dinamon dhe Gennario Gattuso që drejton Hajdukun e Splitit. Më 29 janar ndeshja kundër Milanit në Champions League.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb