TIRANE

Një alarm fals ka ngritur në këmbë policinë e Tiranës, pasi u konstatua një çantë e dyshimtë që u gjet në zonën e ‘Unazës së Re’.

Mësohet se çanta u konstatua poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh, ndërsa brenda saj dyshohej se kishte lëndë plasëse. Kaq mjaftoi që banorët të njoftonin policinë, ndërsa kjo e fundit rrethoi zonën, duke vendosur edhe perimetrin e sigurisë. Pas këqyrjes nga forcat xheniere, u konstatua se në çantë nuk kishte lëndë plasëse.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se brenda saj u gjetën perime.

Informacion Paraprak
Më datë 03.11.2018, rreth orës 15:02 në zonën e “Unazës së Re” poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh është konstatuar një çantë në dukje e dyshimtë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 të cilat kanë formuar perimetrin e sigurisë si dhe është njoftuar njësia antieksplozivë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb