LEZHE

Katër mina me telekomandë si dhe rreth 130 gram lëndë narkotike e fortë Heroinë janë sekuestruar si pjesë e operacionit ” Trotyl”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi : – Ali Novi, 52 vjeç, banues në Elbasan ( i dënuar më parë ).

Në qytetin e Lezhës,ai u kap me çantën sportive, brenda së cilës kishte fshehur 4 mina për shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 130 gram lënde e dyshuar narkotike e fortë Heroinë.

Veprat penale në ngarkim të tij ” Trafikim i lëndëve plasëse ” dhe ” Prodhim e shitje e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 282/a dhe 283 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: