Formati i ri i Champions League “po troket” me shortin për Fazën e Ligës, që do të hidhet sot në Nyon të Zvicrës, duke filluar prej orës 18. Për here të pare nuk do të kemi formulën tradicionale atë të fazes në grupe, por një mini-kampionat, ku secila skuadër do të përballet ndaj 8 skuadrave, nga 2 për secilën vazo.

Për here të pare do të kemi 5 skuadra italiane: Inter, Juventus, Milan, Atalantadhe Bologna. Për shanset e tyre në këtë sezon të ri, foli edh eish trajneri I mirënjohur Italian, tashmë në rolin e analistit tek Sky Sport, Fabio Capello

Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, Capello u fokusua në potencialin e pesë skuadrave italiane: “Interi ka potencialin të jetë konkurrues në të gjitha frontet. Për skuadrën e madhe që ka, por mbi të gjitha për mentalitetin, Interi ka potencialin për të arritur deri në fund. Nuk e prisja që Juventus të ishte kaq shumë përpara, Juventusi është një punë në progres, por nëse skuadra vazhdon të rritet, të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm, edhe në Evropë”.

Capello më pas vazhdoi, duke u ndalur edhe te Milani, Atalanta e Bolonja: “Ka ndeshje në të cilat shpirti i ekipit dhe dëshira për të luftuar janë thelbësore: këto gjëra nuk janë shfaqur ende në Milano. Atalanta dëshiron të jetë protagoniste dhe ka mjetet për të qenë kështu, nuk ka asgjë për të zbuluar. Bolonja? E shoh më mbrapa, nuk mund të presësh shumë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb