Janë me dhjetëra këngëtarë shqiptarë që akuzohen se kanë kopjuar këngët e tyre. Madje ka nga ata që kanë konkurruar edhe në kompeticione të rëndësishme kombëtare me këngë të vjedhura, e sidomos ata që akuzohen janë kryesisht këngëtarë të rinj.
Radha i ka ardhur reperit Capital T. Fansat e akuzojnë se ka vjedhur këngën e publikuar një muaj më parë “Pare, pare”, e cila ka mbi 4 milion klikime. Sipas fansave ajo është kopjuar nga kënga “Blasé” e kënduar nga reperi amerikan Ty Dolla Sign ft. Future & Rae Sremmurd.
Kënga “Pare, pare” mund të dallohet edhe për ata që nuk janë specialistë të muzikës se është shumë e ngjashme me origjinalin. Muzika është një tingull më lartë por është e njëjta harmonike. Vetë këngëtari që u bë i dashur për shqiptarët me këngën “Tash është vonë” nuk është prononcuar ende për këto akuza.
KENGA ORIGJINALE
KENGA E CAPITAL T
(m.k/BalkanWeb)
