Dashuria mes Afra Saraçoglu dhe Mert Ramazan Demir, dy aktorët protagonistë të serialit “Çapkëni i pasur” po tërheq vëmendjen përsëri në sezonin e ri. Çifti që u ndanë pas pushimeve në Spanjë, u bënë sërish bashkë në sezonin e ri të serialit më të ndjekur të vitit të fundit.

“Çapkëni i pasur”, një nga serialet më të shitur jashtë vendit gjatë viteve të fundit, ka nisur xhirimet për sezonin e tretë dhe gjithçka që tërhoqi vëmendjen e fansave ishin pikërisht flokët e Sejran.

Aktorja bukuroshe Afra Saraçoglu, mendohej se i kishte prerë flokëve, mirëpo fansat shpejt kujtuan se kjo nuk ishte e mundur të ndodhte, pasi aktorja ka ende një marrëveshje si imazh i një prej markave më të njohura të shampove në vend, ndaj flokët gjatë xhirimeve kanë qenë paruke.

Në serialin e ri, i cili do të vijojë përgjatë një 2-vjeçari, publiku do të jetë dëshmitar i Sejranit dhe Feritit, të cilët kanë kapërcyer sëmundjen dhe janë shëruar, por divorcohen dhe bëjnë jetë të re. Pra, dashuria e madhe është kthyer në hi, apo pret të rilindë nga hiri?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb