Cardi B ka konfirmuar se ajo dhe Offset janë ndarë pas akuzave për tradhti.
Reperja doli live në Instagram të dielën vonë mbrëma, më 10 dhjetor, ku ajo pranoi se nuk “beson” se burri i saj tashmë i larguar e tradhtoi me reperin tjetër Chrisean Rock, por se nuk i intereson të dijë më të vërtetën.
“Nuk më intereson ta di sepse kam kohë që jam beqare”, u tha ajo 169 milionë ndjekësve të saj, duke shtuar: “ Thjesht nuk di si t’ia tregoj botës”.
Reperja 31-vjeçare la të kuptohej se ajo dhe muzikanti po ashtu 31-vjeçar kanë disa kohë që kanë probleme. Megjithatë, ajo shprehu padurimin e saj për vitin e ri.
Cardi B confirms that her and Offset are no longer together, and that she has been single for a while now 👀 pic.twitter.com/JZ4FNrtXxk
— Daily Loud (@DailyLoud) December 11, 2023
“Dua ta nis vitin 2024 të freskët, të hapur ”, tha ajo. “Jam kurioze për një jetë të re, një fillim të ri. Jam e emocionuar”.
Reperi Blueface, i cili ishte në lidhje me Chrisean Rock nga viti 2020 deri në fillim të këtij viti, shkoi në Twitter gjatë fundjavës duke pretenduar se ish-i dhe Offset kishin fjetur së bashku ndërsa kjo e fundit ishte e martuar me Cardin. Por Offset ka mohuar me forcë pretendimet.
Cardi dhe Offset ndezën për herë të parë thashethemet për ndarje javën e kaluar kur ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Reperja e ‘Bodak Yellow’ më pas ndau disa mesazhe të fshehta në llogarinë e saj në Instagram, duke shkruar: ‘Jam lodhur duke mbrojtur ndjenjat e njerëzve… DUHET TË VË VETEN NE PLAN TË PARË.” Offset u shfaq në një festë në Art Basel të premten mbrëma, por ai solli nënën e tij.
Cardi B dhe Offset u martuan fshehurazi në shtator 2017 dhe kanë dy fëmijë së bashku, një vajzë 5-vjeçare dhe një djalë 2-vjeçar. Ata u ndanë për pak kohë në fund të vitit 2020, por u bashkuan për tu ndarë sërish tani. Reperi është gjithashtu baba i tre fëmijëve të tjerë nga lidhjet e mëparshme.