Cardi B tha se ajo po përballet me depresionin pas lindjes, pasi lindja e fëmijës së tretë ka qenë ndryshe nga dy të parat e saj.

Së fundmi, reperja ka postuar një video të stërvitjes së saj, e cila është shpërndarë nga një fanse me pyetjen: “S’ka kaluar as një javë. Oh, nën presion janë gratë në industri? Çmenduri.”

Këngëtarja iu përgjigj fanses në një postim vijues në X, duke thënë:

“Unë nuk po bëj ngritje peshash, nuk po bëj tendosje muskujsh, nuk po bëj squats, asgjë nga këto… vetëm kardio. Ndonjëherë për të shmangur depresionin pas lindjes, duhet ta mbani mendjen të zënë dhe për mua është të punoj dhe të qëndroj aktive…”

Teksa reflektonte mbi kritikat që u përball për shtimin në peshë, ajo shtoi:

“Por e dini çfarë është për të qeshur?? Më tërhoqët zvarrë kur shtova 15 kilogramë, sepse isha 5 muajshe shtatzënë, por tani jeni të shqetësuar dhe doni të flisni për presionin? Të gjithë më thatë se isha shtatzënë për të shmangur punën tani që e shihni se jam duke punuar, është diçka tjetër?? Pra, po, po e marr këtë personale, por është PËR MUA sepse në çdo rast të gjithë do të keni diçka për të thënë.”

Cardi B u bë nënë më datë 7 shtator, ndërkohë ajo është në proces divorci me reperin Offset, pas shtatë vitesh martesë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb