Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me ngjarjen që ndodhi këtë të enjte, ku diga e hidrocentralit në Bunec u ça.

Përmes një njoftimi ka sqaruar se nuk dëme në njerëz, por ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese. Gjithashtu sipas saj është dëmtuar baza ushqimore e blegtorisë në dy familje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Rreth orës 12:26 të ditës së sotme ujëmbledhësi i Sasajt, në Bunec, bashkia Himarë, i cili është ndërtuar në vitin 2010 ka pësuar shembje. Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje.
Nuk ka probleme në njerëz.
Aktualisht është bërë i kalueshëm aksi i rrugës nacionale Bunec-Piqeras dhe po punohet nga strukturat e bashkisë Himarë për pastrimin e baltës. Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë.
Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri, në ndihmë të komunitetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb