Ish-kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, zvicerania Carla Del Ponte ka deklaruar se i vjen keq për vdekjen e kriminelit serb të luftës, Arkan, po aq sa për Millosheviçin, të cilët sipas saj nuk arriti dot t’iu jepte shpërblimin e merituar, bën të ditur media “Presheva Jonë”.

E pyetur nga kjo media rreth faktit se flitet njësoj si për Millosheviçin ashtu edhe për Arkanin se janë gjallë dhe jetojnë ose në Serbi ose Rusi, Del Ponte është shprehur me sens humori: “Do më pëlqente t’iu besoja këtyre shkrimeve. Ah, sikur Arkani te ishte gjallë. Edhe për Hitlerin thonë se është gjallë”-u shpreh Del Ponte.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: