Dani Carvajal ka kritikuar bashkë lojtarët e tij pas ndeshjen me Shakhtarin ku pësuan tre gola për 10 minuta. Real Madridi ishte duke fituar në këtë ndeshje me rezultat 4:0, por vendasit shënuan më pas 3 gola për 10 minuta, madje ishin afër që të bënin surprizën më të madhe ndaj një skuadre siç është Madridi.

Mbrojtësi, Dani Carvajal, mendon se kjo ndodhi pasi menduan që ndeshja tashmë kishte përfunduar

“Menduam që ndeshja kishte përfunduar, pasi shënuam golin e katërt u relaksuam. Por, ata na befasuan neve, megjithatë me e rëndësishmja është që fituam dhe tani duhet të mendojmë për Eibarin”, ka thënë Carvajal pas ndeshjes i cili shënoi golin e tretë të Realit pas fitores 4:3.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: