ITALI- Futbollisti i njohur italian, Antonio Cassano është zyrtarisht pjesë e Sampdorias, njoftoi sot ekipi duke saktësuar se fantazisti ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin, deri në 30 korrik të vitit 2017.

”Jam i lumtur, gjithmonë përpara Samp!”, deklaroi Cassano pas firmosjes së kontratës.

Sot pasdite, Antonio Cassano do të jetë në qendrën teknike “Gloriano Mugnaini” në Bogliasco për të qenë nën urdhërat e menaxherit Walter Zenga.

Me të do të jetë edhe trajneri i atletikës, Agostino Tibaudi, me detyrën për të ulur peshën trupore të Cassanos, i cili prej muajsh të tërë nuk ka prekur top me këmbë.

(ma.ar/ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: