Emisioni social dhe human “Shqiptarët për shqiptarët”, i transmetuar në “Neës24” sjell çdo javë histori prekëse të familjeve shqiptare, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda apo nga varfëria.

Një rast i rëndë, që preku zemrat e shqiptarëve ishte dhe ai i një nëne me shtatë jetimë, që jetonin mes mjerimit total. Për këtë arsye, nëna e jetimëve kishte tentuar edhe vetëvrasjen. Por, falë ndihmës së shqiptarëve përmes emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, kjo familje është bërë me shtëpi.

Lajmin e jep Elvis Naçi, i cili shkruan në “Facebook” se nuk përshkruhen me fjalë çastet kur nëna merr banesën e re.

“Çaste qe nuk pershkruhen me fjale kur Nena me 7 Jetime merr Banesen e re qe i dhuruan Shqiptaret, ai Popull qe kujdeset per Jetimin do kete ardhmeri te ndritur!”, shkruan Naçi.

Naci

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb