Punimet e Kongresit të Partisë Socialiste u përshëndetën sot nga Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez Pérez-Castejón. Letra e cila mban firmën e kryeministrit spanjoll është publikuar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në rrjetet sociale.

“Ne duam një Parti Socialiste të fortë sepse ne e dimë se partia juaj përfaqëson një garanci për implementimin e reformave të nevojshme që duhen për të bërë progres në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE????, siç ka dëshmuar tashmë nën udhëheqjen e Kryeministrit Edi Rama”.-thuhet ndër të tjera në letrën e Castejón.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb