Catherine Deneuve do të nxjerrë në ankand palltot, kostumet dhe fustanet e saj që mbajnë firmën e Yves Saint-Laurent. Rreth 300 veshje do të dalin në shitje për ofertuesit më të lartë në Christie dhe në internet.

Rreth 150 veshje do të propozohen për shitje në sallonet e Christie’s në Paris, ndërsa një pjesë tjetër e ankandit do të bëhet vetëm në internet.

Në një mesazh të dërguar nga shtëpia e ankandit, Deneuve – e cila sapo festoi 75 vjetorin – ka thënë: “Sot po lë shtëpinë time në Normandi, ku ruaja veshjet. Bëhet fjalë për krijimet e një njeriu të talentuar që krijon vetëm për të bërë gratë më të bukura “.

Aktorja ishte 22 vjeçe dhe ishte e martuar me fotografin britanik David Bailey kur u takua fillimisht me Saint-Laurent. Ajo u ftua në oborrin e Mbretëreshës së Anglisë dhe zgjodhi Saint-Laurent për ta veshur për atë rast.

Një partneritet midis YSL dhe Deneuve, i cili zgjati për rreth 40 vjet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb