Ata jo vetëm kanë 18 vjet të martuar së bashku dhe kanë dy fëmijë, por Catherine Zeta-Jones and Michael Douglas kanë gjithashtu ditëlindjen në të njëjtën ditë, në 25 shtator.

Catherinë ka festuar dje 49 vjetorin e ditëlindjes, ndërsa aktori i famshëm i Instickt Basic 74 vjetorin, në një festë familjare me kek dhe kërcim.

Ata kanë dhënë një panoramë të festës së tyre, ku Catherina ka postuar në Instagram një video ku çifti shfaqet energjik teksa konsumon një kek me çokollatë.

Edhe fëmijët e tyre Dylan, 18 vjeç dhe Carys, 15 kanë ndarë fotot bardhë e zi të ditëlindjes së prindërve të tyre. Dylan bashkangjitur fotove komentonte:

’Gëzuar ditëlindjen dy njerëzit më të rëndësishëm të jetës time. Ata më frymëzojnë, më duar, më kanë bërë mua. Gëzuar ditëlindjen mami dhe babi.
Catherina më poshtë ka komentuar: Të dua shumë djali im i bukur. Faleminderit për dashurinë dhe fjalët e bukura’.
Fotot dhe video në Instagram kanë marrë shumë zemra dhe komente.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb