Catherine Zeta Jones festoi ditëlindjen e saj të 55-të.
Aktorja e njohur ka dashur ta festojë këtë moment të rëndësishëm me një postim në llogarinë e saj në Instagram.
Në foton e saj të hershme, ylli pozon topless në një banjë, pasi ka mjegulluar pjesët intime, ka veshur një palë taka të larta duke u parë në pasqyrë.
Në të vërtetë, Jones ka ditëlindjen në një ditë me bashkëshortin e saj, Michael Douglas, i cili mbush 80 vjeç dhe me të cilin është e martuar që nga viti 2000 dhe ka dy fëmijë.
Në mbishkrimin e postimit, aktorja ka komentuar me humor se fotoja zbuluese është dhuratë për bashkëshortin e saj, pasi pas 25 vitesh së bashku ai ka “shteruar pa ide dhuratash”.
Më konkretisht ajo ka shkruar: “Me kostumin tim të ditëlindjes! Pas më shumë se 25 vitesh që ndaj ditëlindjen time me burrin tim, më kanë mbaruar idetë për dhurata! Kjo është zgjedhja e dytë e dhuratës, me topat e golfit që janë zgjedhja e parë… sigurisht.’
Më herët, Jones ka postuar një foto të ëmbël të tyre dhe ka uruar bashkëshortin e saj në një postim më vete: “ Gëzuar ditëlindjen për mua dhe Michael!! Këta ishim ne në ditëlindjen tonë 25 vjet më parë! Të dua me gjithë zemër. Miku ynë Jean Pigozzi na tërhoqi në Nju Jork!!’