FIER- Një familje në lagjen “Sheq i madh” nqë Fier është tmerruar pak minuta më parë, teksa çatia e shtëpisë iu ka rënë mbi kokë.

Gazetari Ervis Kuçi konfirmon për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa e plagosur ka mbetur kryefamiljarja Bukurie Meto.

Ajo ka qenë në shtëpi bashkë me bashkëshortin Xhemil Meto dhe dy vajzat. Mësohet se gruas i ka rënë një tra në këmbë, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur ambulanca që ka shoqëruar në spital.

Godina tejet e amortizuar ku banon kjo familje më parë ka shërbyer si çerdhe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: