PSG hipotekoi kualifikimin për në Champions por më shumë se sa një bileta për në fazën me eliminim direkt, ajo që më bëri më shumë përshtypje, ishte gjesti në fund të ndeshjes, ku Neymar mori topin për t’ia dorëzuar Cavanit i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Mediat franceze dhe jo vetëm u ndalën tek dy detaj duke folur për një paqe mes yjeve por në të vërtetë, ishte një mënyrë për ti dhënë mundësinë Cavanit të përshëndetet me tifozët.

Tuchel Cavani
Tuchel Cavani

Edhe fjalët e tij në përfundim të ndeshjes tingëllojnë më shumë me një lamtumirë: “Ishte e pabesueshme ajo që pashë dhe ndjeva në “Parkun e Princave”, do ta kujtoj gjithnjë”, u shpreh Cavani duke shtuar dhe më shumë zërat që flasin për një largim të tij gjatë merkatos së janarit. Cavanit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe shihet si i sakrifikuara i parë duke parë dhe mbipopullimin e madh në sulmin e PSG. Sipas të gjithë gjasave, Cavani do të transferohet tek Atletico Madrid gjatë merkatos së janarit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb