Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka Ferhati deklaroi sot në seancën e Kuvendit se Presidenti Ilir Meta ka ndërmarrë një akt që është nul.

Sipas saj, me këtë akt Presidenti tregoi se jo vetëm që nuk është mbi palët, por ka cenuar edhe parimin e unitetit kombëtar.


“Akti i presidentit është nul. Presidenti në fakt ka shkelur betimin e tij, duke cenuar parimin e unitetit Kombëtar, ka cenuar të drejtën e zgjedhësve për të votuar. Një shtetar i përgjegjshëm duhet të kujdeset që çdo shtetasi t’i garantohet e drejta e votës, nëse disa parti nuk duan të marrim pjesë, kjo nuk mund të kthehet në precedent e të penalizohet gjithë populli”,- tha ajo.


(BalkanWeb)