NGA: BRIKENA METAJ
KËLCYRË
– Kilometra të tera në këmbë në një rrugë totalisht të shkatërruar. Kjo është sakrifica 11 nxënësve të fshatit Kumarak në Këlcyrë, të cilët përshkojnë çdo ditë mbi 4 km rrugë për të mbërritur në shkollë. Barrë e rëndë bie edhe mbi prindërit, të cilët me frikën për t’i lënë fëmijët vetëm detyrohen të lënë çdo punë dhe i shoqërojnë për në shkollë.

Edhe ligji i penalizon nxënësit e zonave të thella malore. Një kufi prej 5 km i vendosur nga qeveria nuk siguron transportin e këtyre fëmijëve. E atyre u duhet vetëm të ecin në këmbë në ditët me shi e borë, ndërsa shpesh janë të detyruar edhe të braktisin mësimin kur dhe moti tregohet shumë i ashpër.
Bashkia e ka të pamundur shtrimin e rrugëve të 48 fshatrave me fondet e pakta që administron.

Vite më parë fshati Kumarak në Këlcyrë numëronte mbi 50 shtëpi. Por sot mungesa e infrastrukturës dhe shërbimeve bazë e ka tkurrur numrin e familjeve të cilat e kanë braktisur fshatin.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb