Pas njoftimit të ditës së mërkurë se është larguar tashmë nga SBS Entertainment dhe menaxhimi i Jetmir Agajt, Bardhi ka bërë një tjetër reagim. Këtë herë ai u ka kushtuar disa rreshta falënderimi të gjithë bashkëpunëtorëve të tij të mëparshëm.
Bardhi tha dje se tashmë është artist i pavarur, pa dhënë më tepër detaje për fundin e marrëveshjes. Në këtë postim, ai thekson se gjithçka është mbyllur paqësisht e miqësisht teksa vlerëson punën kundrejt tij.
Katër vite punë në SBS Entertainment, katër vite sakrificë, lodhje pafund, pasion për punën dhe suksesin pafund.
Pas një marrëveshje miqësore nga të dyja palët, unë do vazhdoj rrugëtimin tim si një artist i lirë.
Desha t’ia dedikoj një postim falënderimi për çdo orë e minutë që është punuar dhe kohët e mira që kemi kaluar këto katër vite, e kafshatën e bukës që e kemi ndarë së bashku këto katër vite.
Faleminderit Jetmirit, menaxherit për përkushtimin dhe punën e palodhshme, për të gjitha këngët dhe koncertet dhe për të gjitha momentet e mira.
Faleminderit Qelikut për ato 70 këngë që i kemi krijuar në atë studio me shumë mund po edhe shumë të qeshura e momente të mira, e që nuk ka përtuar kurrë ta ndryshojë një këngë 100 herë.
Faleminderit Emeritonit, Mirit, DJ Deck-ut, Valmirit e Zenunit që gjithmonë kanë qenë me ne pas kamerave, pas punës e suksesit.
Unë si Bardh e vlerësoj çdo moment dhe çdo përkushtim ndaj meje. Si çdo fillim është edhe një fund, por gjithsesi i lumtur për të dyja palët, fundi ishte marrëveshje miqësore dhe vazhdojmë punët individuale për në vazhdimësi.