Gjysma tjetër e Mariza Ikonomit, Blendi Greço, feston ditëlindjen. Në këtë ditë speciale të Blendit, këngëtarja ka shprehur dashurinë e saj përmes një dedikimi të ndjerë. Ajo e cilëson një “shpërblim” për të gjitha kohërat e vështira që ka kaluar pasi gjithçka e ka dërguar tek ai.
Tani e kuptoj që të gjitha kohërat e vështira të jetës time më kanë sjellë drejt teje. Sinqerisht çdo gjë ia paska vlejtur sepse ti je shpërblimi kuptimplotë që kam marrë nga kjo jetë por edhe teorema më e vështirë. Ti dhe Melodia. Gëzuar ditëlindjen shpirt!