Deputetja e PD Albana Vokshi ka bërë me dije se seanca e radhës në GJKKO është caktuar të mbahet më 24 prill.
Ai ka paralajmëruar se janë përgatitur kallëzime të reja për Vilma Nushin, kryeministrin Edi Rama, Iliri Beqajn dhe ministren Ogerta Manastirliu.
“U la seanca e radhës për në datë 24, në orën 9. Sot që flasim, a e dini ju që afati, periudha e koncesionit te check up ka përfunduar në mes të janarit dhe Vilma Nushi vazhdon e paguhet për një koncesion që nuk ka amendim kontrate. Kemi përgatitur kallëzim tjetër dhe për Vilmën dhe Ogerta Manastirliun, Edi Ramën dhe Ilir Beqajn e këdo që ka shkelur ligjin. Në 11 maj kjo merr fund, marrin fund këto koncesione abuzive dhe korruptive. Çdo para e shpërdoruar nga këta njerëz do të duhet dhe do t’i kthehet qytetarëve shqiptarë”, tha ajo.
(BalkanWeb)