Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se me nisjen e sesionit të ri parlamentar, synohet që të miratohet reforma zgjedhore.

Ajo tha se edhe opozita jashtëparlamentare e ka një vend për të kaluar Reformën Zgjedhore. Spiropali u shpreh po ashtu se pritet edhe implementimi i reformës ën drejtësi.

“Kemi një opozitë në parlament, e cila për hir të së vërtetës ka qenë produktive dhe për çështje madhore që kanë të bëjnë me te ardhmen e Shqipërisë, ka qenë decizive. Kjo opozitë është shumë më e vlefshme se ajo në rrugë. Kemi përpara një sfidë dhe ajo është që të votojmë reformën zgjedhore.

Duhet të bëjmë reformën zgjedhore. Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore ka pikërisht këtë detyrë. Ka dhe një vend për opozitën jashtëparlamentare dhe shpresojmë që atë vend ata ta përdorin. Po ashtu edhe reforma në drejtësi është e rëndësishme. Ne presim implementimin e reformës në drejtësi. Ngrhina është gati dhe ne duam që gjithçka të vihet në vend”, tha Spiropali.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb