Lajmi për martesën e bukuroshes shqiptare, Almeda Abazi me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman u përhap gjithandej, por ndërsa janë nisur nga Turqia për në Amerikë, atje ku do të organizojnë edhe ceremoninë, ai nuk humb kohë dhe e bën atë të ndjehet e veçantë.

,wHZX1du6X0SZsla2-QkqJg

E për ta bërë atë të ndjehet më e veçantë se sa është, aktori turk nuk ka përdorur fjalë zemre, por një fjalë të urtë që ngre në piedestal femrat shqiptare.

,0vkyol8WREWwW6iwqJwdwg

“Një fjalë e urtë shqiptare thotë: Të marrësh vajzë nga Shqipëria është si të këpusësh trëndafil nga parajsa,”,- u shpreh Tolgahan, duke shtuar se “po marrim nuse nga Shqipëria dhe po bashkojmë popujt tanë”,- shkruan ntv.

,CT_3rEMliECL2Fn75ponMA

Vetë Almeda ndjehet mjaft e lumtur në krahët e partnerit, që siç tha “e surprizën në çdo moment”.

,fFlTVsDUAEyMzyqHKF8b-Q

Tolgahan dhe Almeda u fejuan në muajin nëntor, teksa më pas aktori i famshëm turk vendosi ta surprizojë Almedën duke e çuar drejt altarit në datën e lindjes, më 13 Shkurt.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: