Pajisjet elektronike në 2018-ën, të paktën përtej tre mujorit të dytë të vitit, do të kenë të gjitha të paktën një çip me teknologjinë e inteligjencës artificiale.

Profesori i Institutit Korean të Teknologjisë Yoo Hoi-jun tha për Korea Herald se: “Konkurrenca në çipet e inteligjencës artificiale është kaq fortë saqë do të shohim pothuajse çdo telefon inteligjent me një çip IA në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.”

Raportohet se Samsung është një prej prodhuesve i cili synon të komercializojë çipet e para IA vitin e ardhshëm.

Së bashku me Apple, Microsoft dhe Huawei, kompania do të dizajnojë çipe IA të cilët mund të implementohen në pajisje të ndryshme.

Megjithatë janë Huawei dhe Apple ata të cilët udhëheqin në këtë hapësirë me çipet Kirin 970 dhe A11 Bionic respektivisht.

Microsoft nga ana tjetër është duke zhvendosur vëmendjen drejt inteligjencës artificiale ndërsa Samsung po zhvillon fabrikën e parë të hulumtimit dhe zhvillimit të teknologjisë në fjalë.

Asistentët virtual si Bixby do të përfitonin jashtëzakonisht shumë nga një procesor të inteligjencës artificiale duke arritur të kompletojë dhe tu përgjigjet detyrave më shpejtë, njofton PCW.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: