Jo Superligës dhe jo Botërorit në Katar më 48 skuadra. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, është i drejtë për drejtë kur pyetet mbi mundësinë e krijimit të një SuperLige ku do të marrin pjesë ekipet më të rëndësishme të Europës: “Do të ishte një vetëvrasje për futbollin të shije çdo javë PSG-Juventus, u shpreh Ceferin në një intervistë për Le Monde duke u ndalur më pas tek ideja për krijimin e një Botërori të ri për klube:

Ceferin
Ceferin

“Është një projekt 25 miliard dollarë, i financuar nga një burim i jashtëm për të cilin nuk jemi në dijeni. Futbolli nuk është në shitje”. Sigurisht nuk mund të mungonte dhe një koment për Botërorin në Katar ku për herë të parë do të marrin pjesë 48 ekipe:

Ceferin2
Ceferin2

“Katari nuk mund ta organizojë i vetëm një Botëror me 48 skuadra. Nuk ka një marrëdhënie të mirë politike me vendet fqinje. Duhet patjetër që në këtë organizim të përfshihet një tjetër vend, duhet të hapet një gare e re. Duke parë që ky Botëror do të zhvillohet në dhjetor, duhet që në kampionatet kombëtarë, mbi të gjitha në europë, të hiqen disa data, nuk mendoj se kjo është e mundur, u shpreh Ceferin i cili shkon i sigurt drejtë një mandati të dytë pasi nuk ka asnjë rival për postin e presidentit në UEFA.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: