Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, do të jetë të dielën në Tiranë për të ndjekur nga pranë përurirmin e stadiumit më modern në Shqipëri, “Air Albania Stadium”, impianti që është ngritur mbi rrënojat e të vjetrit “Qemal Stafa” dhe që do të ketë një kapacitet prej 21 mijë vendesh.

“Në mënyrë që fubollit të mbetet popullor dhe të tërheqë sa me shumë të rinj në stadiume, është e domosdoshme që tifozët të kenë mundësinë që t’i shikojnë ndeshjet në një ambjent të sigurtë dhe të rehatshëm. “Stadiumi Air Albania” është një xhevahir i vërtetë dhe do të doja t’i shprehja përgëzimet e mia Federatës Shqiptare të Futbollit dhe aktorëve të tjerë që janë përfshirë në mbikëqyrjen dhe përfundimin e kësaj arene të mrekullueshme” u shpreh Ceferin, në letrën zyrtare të dërguar nga UEFA.

“Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm si brenda dhe jashtë fushës në drejtim të zhvillimit të futbollit. Tashmë të rinjtë në të gjithë vendin mund të ëndërrojnë që një ditë të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë stadium të mrekullueshëm,” theksoi më tej ai.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb