Politikani dhe diplomati i njohur, Neritan Ceka thotë se deputetët e ditës së sotme janë aktualisht pushtuesit e Shqipërisë.

Deklaratën, Ceka e bëri në emisionin “Open”, ku tematika qëndrore është ajo e fatit të presidentit të Republikës, Ilir Metës dhe dilemës nëse do të ketë apo jo një shkarkim të tij nga detyra.

Ceka shpërfilli edhe kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manjën. Sipas tij “ky është një njeri i cili nuk ka bërë asgjë, një person që vjen nga hiçi dhe është turp që ai mban atë pozicion”.

Ndërsa nga ana tjetër, gazetari Carlo Bolino tha se presidenti Meta nuk qëndroi në argumentet që ka dhënë para pushimeve duke iu referuar deklaratave të presidentit në qershor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb