ÇEKI-Autoritetet policore në ceki kanë arrestuar një 28-vjeçar shqiptar në kufirin me Gjermaninë të akuzuar për vrasjen e një turisti izraelit javën e kaluar në Berlin. Autoritetet gjermane u kanë kërkuar çekëve ekstradimin e shqiptarit emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Lajmi jepet nga mediat gjermane. Sipas tyre shqiptari është takuar me 22 -vjeçarin izraelit Jozef Damari në një hotel në Berlin dhe një ditë më pas e vrau.

22 -vjeçari izarelit ishte nisur të festonte pashkët pranë familjes javën e kaluar. Madje ai kishte kontaktuar dhe me ambasadën e vendit të tij në gjermani për ti siguruar një biletë pasi nuk kishte para. Trupi i tij u gjet në rrënojat e një kishe në Berlin të dielën e kaluar, ndërsa vrasja besohet se ka ndodhur të shtunën. Prokurori i çështjes pohoi se te viktima nuk u gjet asnjë shenjë grabitje, apo dhune, por gjithashtu ai tha se nuk ka prova se vrasja mund të jetë e motivuar politikisht.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: