PRAGË- Pas zbulimit të cianurit, dërguar ministrit të Brendshëm të Republikës Çeke, një zarf me helm të fuqishëm iu dërgua ministrit të Financave, Andrej Babis, njoftoi sot Instituti për Mbrojtjen Bërthamore, Kimike dhe Biologjike i Pragës.

“Zarfi përmbante një pluhur kristalor me ngjyrë të bardhë. Bëhej fjalë për një dozë vdekjeprurëse helmi”, deklaroi Radek Lezatka, zëdhënëi i Ministrisë së Finanacev, i cili shtoi se zarfi vinte nga Sllovenia.

Zarfat e tjerë, përveç atij me cianur për ministrin e Brendshëm, që mbërritën në kryeqytet edhe për autoritete të tjera politike si edhe për televizionin privat ”Prima”, nuk ishin toksike.

Fenomeni i zarfave misteriozë filloi në shtator, kur letra me përmbajtje pluhuri të bardhë mbërritën në Ministrinë e Jashtme, në kryeministri si edhe në presidencë.

Të martën e kaluar, ministrit të Brendshëm, Milan Chovanec i mbërriti një zarf me dy ampula cianuri.
(ma.ar/ANSA/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: