Policia dhe shërbimi inteligjent njoftuan se kishin asgjësuar një rrjet rus spiunazhi, që vepronte nga ambasada ruse në Pragë.


Rrjeti ishte krijuar për të shenjestruar objektivë çekë dhe të huaj nëpërmjet serverave kompjuterikë.


“Rrjeti u shkatërrua dhe u asgjesua plotësisht”, deklaroi para parlamentit, kreu i Inteligjencës çeke BIS, Michal Koudelka.


Sipas tij, grupi i shpërbërë ishte pjesë e një rrjeti të krijuar nga Rusia edhe në vende të tjera europiane, pa i përmendur këto të fundit.(Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: