Çekia përjashtoi nga skuadra 3 lojtarë sot paradite, për shkak se kishin thyer rregullat. “Tre lojtarë kanë shkelur rrënjësisht rregullat e brendshme të kombëtares të shtunën mbrëma. Jakub Brabec, Vladimir Coufal dhe Jan Kuchta janë larguar nga tubimi i kombëtares me efekt të menjëhershëm me vendim të drejtuesve” -Shkruante Federata.

Mediat vendase kanë raportuar se lojtarët e kanë kaluar natën në një klub. Kjo është arsyeja se përse Federata ka ndëshkuar lojtarët në fjalë, përpara ndeshjes vendimtare ndaj Moldavisë, ku nevojit vetëm një pikë për Europianin.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: