“Unë nuk mund të imponojë pozicionin tim, por ajo që mund të bëjë është që të japë një muaj kohë për konsultime të autoriteteve, rreth asaj nëse është e mundur ta tërhqim njohjen” – kwshtu wshtw shprehur Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman gjatw vizitws sw tij nw Beograd.

Zeman, ka mbërriti dje nw Serbi ku u prit nga presidenti Aleksander Vuçiç tw cilit i tha nwn zw se nuk i pwlqente Kosova.

Presidenti Zeman, roli i të cilit në Çeki është vetëm ceremonial, e ka pranuar se për një gjë të tillë duhet të vendosin institucionet tjera të shtetit, duke shtuar se nuk mund të imponojë qëndrimin e tij.

Zeman ka thënë se shpreson që të marr përkrahje nga Ministri i Mbrojtjes, Lubomir Mentar, i cili kishte deklaruar se ishte një gabim diplomatik, vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ai me siguri do të jetë në anën time, kush do të jetë në anën tjetër, do ta shohim”, ka thënë Zeman.

Ndër të tjera Zeman ka thënë që një vend i cili drejtohet nga “njerëz të luftës”, nuk duhet të jetë pjesë e komunitetit të vendeve demokratike.

Republika Çeke është ndër 22 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që e kanë njohur Kosovën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb