Çekia do të kërkojë të dalë me rezultat pozitiv nga transferta me Shqipërinë në Nations League. Presidenti i Federatës çeke, Petr Fousek paralajmëroi skuadrën, teksa u shpreh se ndaj kuqezinjve do të jetë një mision delikat.

“Është e shkëlqyer që pas një starti me lëkundje, skuadra e mori veten dhe tani kemi situatën në duart tona. Do të jetë e vështirë në Shqipëri, ne e kemi përjetuar këtë një vit më parë. Pastaj në shtëpi do të luajmë me Gjeorgjinë në një stadium në Olomuc ku janë shitur të gjithë biletat.

Të gjithë janë të ndërgjegjshëm për çfarë po luajmë, janë në lojë ngjitja në grupin e skuadrave elitare në Ligën e Kombeve si dhe hapa drejt kualifikimit në Kupën e Botës”, tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb