Endri Çekiçi firmosi për Adanaspor. Mesfushori shqiptar tha fjalët e para si lojtar i skuadrës turke, teksa u shpreh i lumtur që do jetë pjesë e këtij grupi.

“Do ta mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme. Vendi i Adanasporit nuk duhet të jetë këtu. Ne do të bëjmë gjithçka për të ikur nga ky pozicion dhe do të tentojmë me rezultate më të mira.

Duam ta çojmë Adanasporin aty ku i takon. Sigurisht që do të bëj më të mirën. Do të bëj gjithçka që mundem dhe do ta përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme”, përfundoi Çekiçi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb