TIRANE- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka vendosur të verë në zbatim planin e masave konkrete që parashikon investime në disa milionë dollarë për rajonin e Shkodrës.

Administratori i OSHEE, Adrian Çela, e ka nisur fushatën e inspektimeve në terren, për të komunikuar drejtpërdrejtë me punonjësit, për t’i njohur me objektivat e shoqërisë dhe për të pare nga afër problematikën që pengon zhvillimin e rrjetit dhe shërbimet.

“Shkodrës i kanë munguar investimet prej shumë vitesh, kurse mospagesat e faturave dhe vjedhjet e energjisë e lektrike i kanë amplifikuar problemet duke e bërë më të vështirë menaxhimin e sektorit. Përsa i përket investimeve, parashikohen miliona dollarë, ku vetëm për zëvendësimin e linjave të vjetra mbi 35-vjeçare do të shpenzohen deri në 2 milionë USD”, ka pohuar Çela

Po ashtu, Çela shtoi se “Investimet, ndër të tjera, konsistojnë në plotësimin e nevojave për matës të energjisë, proces që do të nisë zbatimin në 6-mujorin e dytë 2015 dhe shtrihet deri në fillim të 2016-s; do të vendosen kabllo të reja, do të zëvendësohen linjat ekzistuese me modele të standardeve bashkëkohore, si dhe do të ndërhyhet në të gjitha kabinat dhe transformatorët që kanë problem”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: