Barcelona do të kërkojë të bindë Ousmane Dembele të bashkohet me PSG që të realizojë rikthimin e Neymar në Camp Nou. Të dy klubet u takuan të martën për të diskutuar kushtet e një lëvizje të mundshme për brazilianin dhe blaugranët tani do të provojnë të realizojnë sa më shpejt transferimin.

Dembele nuk është i gatshëm të largohet nga Barcelona dhe agjenti i tij Moussa Sissoko e kishte konfirmuar atë për L’Equipe, përpara se të shprehte sigurinë e tij që francezi do të qëndrojë te katalanasit. Edhe presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu pohoi se “Dembele është më i mirë se Neymar”, por gjërat kanë ndryshuar që nga atëherë.

PSG është e  interesuar të nënshkruajë me disa lojtarë të Barcelonës që të lërë të lirë yllin brazilian.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: