TIRANE – Në bazë të kërkimeve më të fundit, të qenët i shëndetshëm varet nga katër përbërës. Secili nga këto pjesë përbërëse i ka rrënjët në sistemet nervore dhe secili prej këtyre të fundit shfaq plasticitet. Kështu që ne e dimë se nëse ne i stërvitim këto sisteme nervore, atëherë ato do të forcohen

Të qenët në një gjendje të mirë psikologjike dhe fizike, pashmangshmërisht të drejton në këtë përfundim qendror: të qenët të shëndetshëm është në thelb jo më e ndryshme sesa kur mëson të luash violonçel. Nëse dikush i praktikon ato zotësi që të bëjnë të shëndetshëm, atëherë do të marrë më të mirën e mundshme nga kjo. Në bazë të kërkimeve më të fundit, të qenët i shëndetshëm varet nga katër përbërës, ku çdo një prej tyre ka marrë një vëmendje të madhe shkencore. Secila nga këto pjesë përbërëse i ka rrënjët në sistemet nervore dhe secili prej këtyre të fundit shfaq plasticitet. Kështu që ne e dimë se nëse ne i stërvitim këto sisteme nervore, atëherë ato do të forcohen. Duke i praktikuar këto katër aftësi, ne arrijmë që të sigurojmë substancën për një ndryshim të zgjatur, i cili mund të na ndihmojnë që të promovojmë nivele të të qenët i shëndetshëm fizikisht e mendërisht gjatë jetës sonë.

Rikuperimi
Ripërtëritja është shpejtësia me të cilën ne arrijmë që të marrim veten pas një fatkeqësie. Disa njerëz e lënë pas një problem pas më ngadalë krahasuar me disa të tjerë që rikuperohen më shpejt. Ne e dimë se individët të cilët tregojnë se mund të tejkalojnë vështirësitë më shpejt se të tjerët në disa sisteme nervore kyçe, kanë nivele më të larta të të qenët i shëndetshëm. Ata janë më të mbrojtur nga fatkeqësi të ndryshme që mund të hasin gjatë jetës. Studimet e fundit në universitetin e “Wisconsin Madison—it” u morën me gjetjen e përgjigjes së pyetjes nëse sistemet nervore të trurit mund të përmirësohen nga ushtrimet e thjeshta të meditimit ditor. Përgjigjja rezultoi “po”, por përpara se një individ të ndryshojë, atij i duhen mijëra orë meditim. Ndryshe nga pjesët e tjera përbërëse që të bëjnë të shëndetshëm, në këtë rast duhet pak kohë që ripërtëritja jote të përmirësohet. Edhe pse kjo gjë nuk do të ndodhë shpejt, gjërat brenda vetes prapë mund të na motivojnë dhe formësojnë që të vazhdojmë të meditojmë.

Botëkuptimi
Çelësi i dytë i të qenët i shëndetshëm, botëkuptimi, është në shumë mënyra ana e kundërt e të parës. Njeriu e përdor pikëpamjen për të parë gjërat pozitive te të tjerët, aftësinë për të ngopur eksperiencat pozitive, aftësinë për të parë një tjetër qenie njerëzore si qenie njerëzore që ka mirësi të brendshme. Edhe individët që vuajnë nga depresioni tregojnë aktivizim të sistemeve nervore të trurit duke i parë gjërat në këndvështrimin pozitiv, por në vazhdim kjo nuk zgjat. Është mjaft rastësore. Studimi tregon se praktikimi i thjeshtë i dashamirësisë dhe dhembshurisë me anë të meditimit, mund të përmirësojë këtë sistem nervor shumë shpejt, pas një periudhe kohore të pakët, ndryshe nga ripërtëritja. Në një studim të 2013-it, individë që meditonin pak, u ndanë rastësisht në dy grupe. Njërit grup iu dha një formë të thjeshtë stërvitjeje e dhembshurisë, kurse të tjerët iu nënshtruan një terapie konjitive. Ata u mësuan nëpërmjet një strategjie rregulluese të emocionit. Përpara dhe pas dy javëve trajnim, studiuesit skanuan trurin e secilit individ të grupeve dhe rezultoi se në grupin e dhembshurisë, sistemet nervore të mendjeve që janë të rëndësishme për pikëpamjet pozitive, u forcuan. Në këto dy javë, individët medituan çdo ditë për 30 minuta, pra gjithsej 7 orë dhe studiuesit panë ndryshime në tru, por këto ndryshime parashikuan edhe sjellje të mirë dhe ndihmuese.

Vëmendja
Përpara disa viteve një grup psikologësh socialë të Harvardit, arriti në përfundimin se: një mendje e hallakatur është një mendje e palumtur. Në këtë studim të veçantë, kërkuesit përdorën smartfonë për të pyetur njerëzit, ndërsa ata ishin duke lëvizur në botën reale. Tri pyetje kryesore u bënë: Çfarë po bëni aktualisht? Për çfarë po mendoni në këto momente? A është e përqendruar në atë që po bëni, apo diku tjetër? Sa i palumtur jeni aktualisht? Te një numër i madh i të rriturve në SHBA, kërkuesit arritën në përfundimin se njerëzit harxhonin rreth 47% të kohëzgjatjes së ecjes së tyre, duke mos i kushtuar vëmendje asaj që ata po bënin. A mund të paramendoni një botë, ku ky numër i njerëzve me mendje të hallakatur ulet paksa, sikur edhe me 5%? Imagjinoni se çfarë impakti do të ketë kjo në produktivitet, apo në paraqitjen diku, apo të qenët me një tjetër person, ku ju jeni në dëgjues shembullor. Kjo cilësi vëmendjeje është kaq thelbësore sa studiuesi William James, në librin e tij me dy volume “Principet e psikologjisë”, vëmendjes i kushton një kapitull të tërë. Ai tha se aftësia për ta risjelljë vëmendjen e një mendjeje të hallakatur vazhdimisht, përbën rrënjën e gjykimit, karakterit dhe dëshirës. Ai theksoi se një edukim se si ta bësh vëmendjen më të mprehtë, është edukim par excellence. Në ditët e sotme janë përcaktuar disa hapa që duhen ndjekur, në mënyrë që vëmendja të përmirësohet.

Bujaria
Ka me mijëra të dhëna në bazë të cilave, kur individët angazhohen në sjellje bujare dhe altruiste, ato aktivojnë sisteme nervore në tru që janë çelësi i forcimit të shëndetit. Këto sisteme aktivizohen në një mënyrë që zgjat më shumë se sa rruga që ne u përgjigjemi stimujve të tjerë pozitive, si p.sh. të fituarit e një loje apo të një çmimi. Qeniet njerëzore vijnë në këtë botë, duke pasur një mirësi të brendshme. Kur ne angazhohemi në praktika të krijuara për të kultivuar mirësi dhe dhembshuri, ne nuk po krijojmë diçka të re, apo diçka që nuk ekzistonte. Ajo çfarë po bëjmë është që të rinjohim, forcojmë dhe ushqejmë një cilësi që ka qenë brenda nesh që prej fillimit. Mendjet tona në mënyrë të vazhdueshme formësohen në bazë të dëshirës apo të padëshirës. Nëse kemi dëshirë, mendjet tona i formësojmë në mënyrë të tillë që këto pjesë përbërë thelbësore të të qenët i shëndetshëm, të forcohen edhe më. Në këtë mënyrë, ne do të marrim përgjegjësinë në trurin tonë. (shqip)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: