TIRANE
Çelet “Java e Administratës Publike 2024, Modernizimi në veprim. Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, në ceremoninë e hapjes së panairit u shpreh se administrata po rienergjizohet për t’i shërbyer vizionit të Shqipërisë 2030.
“Ky panair është një mundësi shumë e mirë për tu angazhuar qoftë edhe drejtpërdrejtë duke u punësuar në administratën publike, qoftë duke u angazhuar në nismat tona të përbashkëta. Ne besojmë fuqimisht që momenti i rienergjizimit të administratës publike për t’i shërbyer thellësisht funksionit publik, në fakt është tani”E pyetur nga gazetarët drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike
Enkela Dudushi tha se janë mbi 1100 pozicione vakante pune.Panairi i Administratës Publike do të mbahet në datat 27, 28 dhe 29 maj në Tiranë.