BERAT- Çelet sezoni turistik në qytetin e Beratit, ku ishin te pranishëm edhe drejtues te Agjencisë Kombëtare te Turizmit. Në këtë aktivitet u prezantuan vlerat turistike, kulturore, historike dhe të kulinarisë së këtij qyteti.

Në ceremoninë e hapjes, kryetari i Bashkisë, Petrit Sinaj, theksoi zhvillimin që ka ky qytet, pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s dhe angazhimin për ta zhvilluar më tej. Zv/ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Adela Shera, vuri në dukje punën e realizuar nga MZHETTS dhe AKT për promovimin e këtij qyteti si destinacion turistik dhe rritjen e numrit të turistëve.

Gjatë këtij aktiviteti u përurua edhe Zyra e Informacionit Turistik. Në stendën e AKT pati një interesim të lartë jo vetëm nga qytetarët vendas, por edhe nga turistët e huaj pjesëmarrës në këtë aktivitet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: