TIRANE

Prezantuesi i njohur televiziv, Jimmy Kimmel ka dërguar këngëtaren e famshme, Celine Dion dhe aktorin David Spade, në ceremoninë martesore të një çifti në Las Vegas.

Jason dhe Kate nga Kolorado nuk e kishin idenë se martesën e tyre do të këndonte një prej zërave më të mirë të muzikës botërore. Ndërkohë që çifti po shkëmbimin betimet e tyre, Jimmy ka hyrë në një lidhje direkte studioja.

Çifti u surprizua shumë nga lidhja me prezantuesin por më shumë akoma kur aty hyn këngëtarja e njohur, Celine Dion. Ajo e ka interpretuar hitin e saj nga viti 1996, “Because You Loved Me” dhe pas performancës e ka uruar çiftin për dasmën e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb