‘Kam defektet e mia… plagët e mia për të fshehur’, vargje elokuente ato të kënduara nga Celine Dion në këngën e saj të re ‘Imperfections’, që i paraprin albumit të ri ‘Courage’, që do të dalë në 15 nëntor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri


Dhe elokuente është edhe video bardhë e zi, që ka dalë sot, ku këngëtarja kanadeze, 51 vjeç, shfaqet pa make-up me fustanin e zi, flokët e lëshuar dhe fytyrën e dobësuar. Ndër të tjera ajo do të nisë edhe turneun botëror “Courage World Tour’ sw shpejti.

‘Një himn për të gjetur forcën kur gjendesh në fillim të një sfide të re’, kështu thotë këngëtarja për albumin e saj të ri. Courage përfaqëson humbjen e bashkëshortit tim, të menaxherit tim, të babait të fëmijëve të mi, por gjithashtu përfaqëson forcën që gjeta për të ecur përpara”.


Në disa momente kryesore në videon e sapo dalë, këngëtarja është ulur përpara një pasqyre në një dhomë, duke hequr make-up për tu shfaqur sa me lakuriq dhe e bukur në ‘papërsosmëritë’ e saj.


(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb