Tratativa që çon Eden Hazard te Real Madridi nuk është mbyllur. Lajmin e publikon e përditshmja belge “HLN”, e cila shkruan se Çelsi deri më tani ka kthyer pas dy oferta të “Los Blancos” për mesfushorin ofensiv të bluve. Oferta e parë, prej 100 milionë eurosh, është paraqitur në muajin prill, ndërsa e dyta, prej 120 milionë eurosh është paraqitur ditën e hënë.
Pavarësisht faktit se lojtarit i skadon kontrata në qershor të vitit 2020, klubi anglez nuk ka ndërmend të bëjë asnjë qindarkë ulje për yllin e saj. Drejtori i Përgjithshëm i Realit, Hoze Angel Sançez, ndodhet në Londër për të ndërmjetësuar transferimin. Lojtari, që aktualisht ndodhet në grumbullim me Belgjikën, shpreson që marrëveshja të mbyllet brenda një jave.
(Balkanweb)