Roman Abramoviç nuk është tipi i presidentit që e tret me lehtësi një humbje 6-0 siç ishte ajo që pësoi Çelsi në fushën e Mançester Sitit. Në Angli, të gjithë janë të bindur se aventura e Mauricio Sarrit në stolin e bluve, ndonëse e nisi mjaft mirë, ka mbërritur në finish.

Thuajse të gjithë tabloidët shkruajnë se në verë ish-trajneri i Napolit do t’i thotë lamtumirë Londrës. Siç raporton “The Sun”, krerët e klubit anglez kanë gjetur zëvendësuesin dhe ai quhet Zinedin Zidan, teksa tashmë po mendojnë dhe ekipin që do t’i vënë në dispozicion ish-trajnerit të Real Madridit.

Një skuadër me elementë të një niveli të shkëlqyer, e cila duhet të jetë në gjendje të përballojë Sitin dhe Liverpulin dhe të jetë në gjendje për të ecur para në Ligën e Kampioneve, nëse blutë do të arrijnë të kualifikohen. Tabloidi britanik është argëtuar duke formuar skuadrën që do të ketë në dispozicion trajneri francez, duke nisur nga Hazar, i cili nuk do të shitet.

Veç talentit belg, do të konfirmohen dhe Zhorzhinjo e Kante, ndërsa mund të vijë dhe spanjolli Izko. Por surpriza e vërtetë mund të jetë në sulm. Me Pulisiç tashmë të blerë, “Sun” vendos Mauro Ikardin. Sa i takon mbrojtjes, Kulibali e Skriniar janë në qendër, ndërsa nga krahu i djathtë një mes Aleks Sandros e Tejesit, ndërsa tek i majti Ginter, por mund të konfirmohet dhe Rudiger për qendrën e majtë. Në portë konfirmohet Kepa.

13706058 9534 42a9 92b5 A71c0f59f2d9
13706058 9534 42a9 92b5 A71c0f59f2d9

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: