Çelsi e ka vendosur: do të blejë përfundimisht kartonin e Gonzalo Higuain, por për këtë kërkon ulje çmimi nga Juventusi. Lajmi bëhet I ditur nga mediat angleze, që gjithashtu nënvizojnë faktin se Blutë e Londrës janë optimist se tratativa do të ketë një fund të lumtur për të gjithë. Sulmuesi argjentinas u transferua te Çelsi në merkaton e janarit. Pas aventurës aspak të mirë me Milanin, Higuain pranoi të huazohej në Premier Ligë. Çelsi pagoi 9 milion euro për 6 muaj në këtë sezon, ndërsa në bazë të klauzolës për rinovimin e kontratës, duhet të paguajë edhe 18 milion euroi të tjera.

Chelsea Fc V Huddersfield Town Premier League
Chelsea Fc V Huddersfield Town Premier League

Ndërkohë çmimi i caktuar paraprakisht për blerjen përfundimtare të kartonit është 36 milion euro. Pikërisht, këtë shifër kërkojnë të ulin Blutë e Londrës dhe synimin e tyre ia kanë bërë të qartë Juventusit. Kjo lëvizje e klubit anglez lidhet ngushtë me ngjarjet e fundit në skuadër. Higuain nuk kishte një impakt mbreslënës, megjithëse shënoi dy gola në sfidën kundër Huddersfild. Po ashtu, rezultate negative kanë tronditur pankinën e trajnerit Mauricio Sarri, personi që e kërkoi me ngulm dhe bëri gjithçka për të transferuar sulmuesin argjentinas.
balkanweb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: