ANGLI

Një lajm i bujshëm ka qarkulluar në mediat italiane, por edhe më gjerë. Bëhet fjalë për interesimin e skuadrës së Çelsit në lidhje me  kosovarin Arbër Zeneli.  Mesfushori ka një talent të jashtëzakonshëm dhe duket se edhe trajneri Sarri ka shprehur interes për 23-vjeçarin.

Ai luan aktualisht tek skuadra e Herenvenit në Holandë dhe po kalon një moment mjaft të mirë në karrierën e tij, e cila duket shumë premtuese.

Skuadra angleze tashmë siç raportojnë mediat italiane ka shprehur gatishmëri për të siguruar shërbimet e kosovarit në një vlerë prej 5 milionë paundësh.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb