ITALI

Një zyrtar i burgut në Pescara të Italisë është arrestuar pasi i krijoi mundësinë një të burgosuri shqiptar të mbante kontakte telefonike nga qelia.


Sipas mediave italine, ndihmës shefi i policisë, i arrestuar tashmë, kishte lejuar të burgosurin shqiptar si edhe të burgosur të tjetër të mbanin kontakte përmes telefonit me familjarët, duke iu siguruar telefona të lehtë për t’u fshehur, kundrejt pagesës.


Një kontroll blic i policisë italine në burg, zbuloi telefonin në qeli, ndërsa zbuloi edhe skemën e zyrtarit të burgut. Mes personave që iu nënshtrua kontrollin, ishte edhe një shqiptar 22 vjeçar që kishte ardhur nga Roma në Pescara për të vizituar në burg bashkatdhetarin e tij. Shqiptari i kishte dërguar zyrtarit kokainë dhe hashash, po ashtu edhe një telefon celular me qëllim për t’ia dhënë atë shokut të tij.


Nga kontrollet në qeli, policia sekuestroi 40 gram marihuanë, 8 gram kokainë si edhe objekte të tjera të paligjshme.

(BalkanWeb)