TIRANË- Dyshime, pikëpyetje dhe ende shumë detaje të pazbardhura kanë mbetur pas vrasjes së Devi Kasmit. Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24 tha se Devi (Dëfrim) Kasmi kishte një vit që ishte kthyer në Shqipëri dhe kishte hapur një palestër, të cilën e survejonte me kamera sigurie.

Hoxha thotë se është e pamundur që Mario Meshini të jetë bashkëpunëtor në vrasje, sepse prova e parë që do kishte zhdukur nga vendngjarja do ishte celulari i Kasmit, brenda të cilit janë gjetur “thesare” siç u shpreh Hoxha.

“Nëse do ishte pjesë e grupit Mario do i merrte celularin. Policia ka gjetur aty kontakte shumë të rëndësishme, madje edhe numra të oficerëve të policisë së shtetit dhe personazhe të gjyqësorit. Mund të them se edhe një emër i njohur në kryeqytet i arrestuar për implikim në droga të forta është kapur pikërisht nga të dhënat në celularin e Devi Kasmit”,- u shpreh ai siç raporton “BalkanWeb”.

E sa për Konjarin e armiqësitë e vjetra me të, Hoxha shton se Devi Kasmi e dinte që ai nuk ndodhej në Shqipëri, e për këtë kishte ulur edhe vigjilencën.

“Policia ndjehej në presion dhe i hodhi medias një version, pra përmendi emrin e Domart Konjarit, u shkua qëllimisht aty. Unë kam thënë që pas vrasja s;ka lidhje me ngjarjet e bandave të vjetra të rrugës Bardhyl…Prej 6 muajsh Kasmi ishte i informuar, ishte pak më i qetë se kishte informacione të saktë se Domart Konjari nuk ndodhej në Shqipëri”,- sqaroi Hoxha.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb